Koci: Duhet të krijohet një Gjykatë Speciale për krimet e Serbisë në Kosovë

Koci: Duhet të krijohet një Gjykatë Speciale për krimet e Serbisë në Kosovë

Avokati i njohur Arianit Koci flet se pse duhet të krijohet një Gjykatë Speciale për krimet serbe në Kosovë. Ai shkruan: Krimet e shtetit serb Krimineli i luftës Ratko Mladić, dje në Hagë, ka prezantuar para gjykatës ku është shqyrtuar ankesa e tij. Përndryshe, Mladić është i dënuar me burgim të përjetshëm. Komandanti i Ushtrisë […]

Avokati i njohur Arianit Koci flet se pse duhet të krijohet një Gjykatë Speciale për krimet serbe në Kosovë.

Ai shkruan:

Krimet e shtetit serb

Krimineli i luftës Ratko Mladić, dje në Hagë, ka prezantuar para gjykatës ku është shqyrtuar ankesa e tij.

Përndryshe, Mladić është i dënuar me burgim të përjetshëm.

Komandanti i Ushtrisë Serbe në Republikën Serbe (1992 – 1995), është përgjegjës për për katër ndërmarrje të përbashkëta kriminale.

Në kuadër të tyre për:

-Gjenocidin e kryer në Srebernicë ndaj 8000 meshkujve;

-Terrorizmin e qytetarëve të Sarajevës, gjatë bllokimit të këtij qyteti;

-Dëbimin dhe kryerjen e krimeve ndaj Boshnjakëve dhe Kroatëve të Bosnjës;

– Planifikimin e kidnapimit të ushtarëve të Kombëve të Bashkuara, të cilet është dashur të shërbejnë si mburojë dhe sigurim që NATO nuk do t’i sulmoj caqet serbe në Bosnje.

Gjykata e shkallës së parë e Tribunalit të Hagës në vitin 2017, Mladićin e ka dënuar përveç për gjenocid në Srebernicë, edhe për krime kundër njerëzimit në 15 komuna të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Partneri i tij në krim, Radovan Karadžić është dënuar poashtu me burgim të përjetshëm, ndërsa kolegu tjetër i tij, Slobodan Milošević ka vdekur në qendrën e paraburgimit në Hagë në vitin 2006.

Sidoqoftë, për krime në Kosovë – gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, nuk ka as për së afërmi serb të dënuar.

Prandaj, duhet të krijohet një Gjykatë Speciale për krimet e shtetit serb në Kosovë.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj