Klubi spanjoll hedh kripë mbi plagën e Barcelonës: I tregon si ndalet Messi me një postim tallës

Të gjitha mediat e botës po flasin për Leo Messin, për dëshirën e tij të zyrtarizuar tashmë, që të largohet nga Barcelona qysh këtë verë. Përtej pengesave ligjore dhe kontraktuale që mund të ketë ky “divorc” për momentin, fantazia ka shpërthyer në rrjetet sociale, por jo vetëm. Një nga klubet spanjolle të futbollit, jo pa […]
Të gjitha mediat e botës po flasin për Leo Messin, për dëshirën e tij të zyrtarizuar tashmë, që të largohet nga Barcelona qysh këtë verë.
Përtej pengesave ligjore dhe kontraktuale që mund të ketë ky “divorc” për momentin, fantazia ka shpërthyer në rrjetet sociale, por jo vetëm.
Një nga klubet spanjolle të futbollit, jo pa ironi i ka këshilluar katalanasit se si mund ta mbajnë kapitenin dhe yllin e tyre, që të mos largohet pas 20 vitesh shkëlqimi në “Camp Nou”.
Në foton e më poshtme, mund të kuptoni “zgjidhjen” që jep Leganes në këtë rast.













