“Kisha frikë të dilja në stërvitje kundër Shaqirit” – thosha: të lutem ji në një ekip me mua

Andy Lonergan e ka quajtur Xherdan Shaqirin magjistar të vogël kundër të cilit kishte frikë të luante në seancat stërvitore të Liverpoolit, aq shumë saqë lutej që ai të ishte në një ekip të përbashkët me të. Në gusht të vitit të kaluar, Lonergan iu bashkua Liverpoolit si portier rezervë pas Adrian dhe Alisson Becker. […]

Në gusht të vitit të kaluar, Lonergan iu bashkua Liverpoolit si portier rezervë pas Adrian dhe Alisson Becker.

Edhe pse nuk e ka bërë asnjë paraqitje gjatë sezonit 2019/20, 36-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së Liverpoolit që e fitoi Premierligën, derisa kishte përfituar nga mundësia për të ushtruar çdo ditë me lojtarë të klasit botëror në Melwood.

Lonergan është lojtar i lirë tani pasi i mbaroi kontrata me të kuqtë, por është i hapur të nënshkruar kontratë të re në Anfield nëse i jepet mundësia.

Lonergan e ka pranuar se kishte pasur frikë të përballej me Xherdan Shaqirin, anësorin shqiptar të Zvicrës, i cili njihet si goditës madhështor i topit me këmbën e majtë të frikshme.

“Askush nuk më ka befasuar sepse të gjithë janë madhështorë”, tha Lonergan për Liverpool Echo.

“Por ai me të cilin nuk doja të përballesha ishte Shaqiri. Kur e godet ai topin, është në gjendje të bëjë çfarë të dojë me këmbën e tij të majtë. Kur luajmë pesë kundër pesë, gjithmonë them me vete ‘Të lutem ji në një ekip me mua’, sepse nëse është kundër teje, ai është magjistar i vogël me mënyrën sesi shënon”, tregoi ai. /Gazeta Express/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova