Këto janë fjalët e para të trajnerit serb pas fitores

Tirana u mund me rezultatin minimal 0-1 nga Crvena Zvezda. Bardheblutë ishin të pafat gjatë këtij takimi pasi shpërdoruan shumë raste të pastërta për shënim me Muçin, Cobbinah e Torassa. Në fund të ndeshjes për mediat, trajneri Dejan Stankovic u shpreh: “Nuk është e rëndësishme sesa gola u shënuam, ne kishim qëllim kualfikimin dhe ia […]
Tirana u mund me rezultatin minimal 0-1 nga Crvena Zvezda. Bardheblutë ishin të pafat gjatë këtij takimi pasi shpërdoruan shumë raste të pastërta për shënim me Muçin, Cobbinah e Torassa.
Në fund të ndeshjes për mediat, trajneri Dejan Stankovic u shpreh:
“Nuk është e rëndësishme sesa gola u shënuam, ne kishim qëllim kualfikimin dhe ia arritëm këtë gjë. Përballë kishim një skuadër shumë të motivuar dhe që bëri një lojë shumë të mirë”
“Fati është një fakt i rëndësishëm në jetë edhe në lojë dhe fatin duhet ta meritosh. Kjo do të thotë që ne e paskemi merituar fatin sot.”
“Frika është gjithashtu pjesë e lojës dhe isha i shqetësuar te momenti i shtyllës. Unë si një ish lojtar e urova të vazhdojë të luajë në atë mënyrë. Raundi tjetër do të jetë akoma më e vështirë dhe unë e di këtë.”
“E kemi nisur në mënyrë të bujshme muajin gusht. Do mendoj për gjërat si janë, por mund të them që jam i kënaqur me punën e lojtarëve të mi. Duhet t’u them bravo edhe lojtarëve që futën nga stoli. Mikpritja shqiptare? E thash edhe dje, por do përsëris dhe sot që kam përshtypjen e mirë për njerëzit që na mikëpritën, faleminderit nga zemra”.












