Këta janë triumfuesit e Ligës së Kampionëve ndër vite (1955 deri më sot)

Mbrëmë u luajt finalja e Ligës së Kampionëve, ku skuadra gjermane Bayern Munich, u shpallë për të 6-tën herë kampion i kësaj gare. Por ja si ishte në fillet e saj kjo garë, kthehemi pak në historikun e saj. Liga e Kampionëve është kompeticioni më prestigjioz i futbollit për klube i organizuar nga UEFA. Anipse […]
Liga e Kampionëve është kompeticioni më prestigjioz i futbollit për klube i organizuar nga UEFA.
Anipse orgjina e organizmit të këtij kompeticoni është në vitin 1955, ndonëse me pak ndryshime, kjo garë deri në vitin 1992 operoi e mbështetur në formatin e saj burimor.
Liga e Kampionëve quhej Kupa e Evropës dhe ishte konceptuar asisoj ku të drejtë pjesëmarrjeje kishin vetëm skuadrat që kishin dalë kampione kombëtare dhe funksiononte me sistemin nokdaun.
Kurse në vitin 1992 organizatori ndërmori një varg ndryshimesh, ku në kuadër të saj u përfshi edhe emërtimi i garës. Kjo ligë mori emërtimin aktual në vitin 1992, ku krahas kësaj u shtua edhe faza e grupeve, duke ia mundësuar pjesëmarrjen edhe skuadrave që s’kishin dalë kampione në shtetin përkatës.
Fitues të Ligës janë 22 klube, ku 12 prej të cilave e kanë fituar atë më shumë se një herë.
Real Madridi është klubi më i suksesshëm në historinë e kompeticionit, pasi e ka fituar atë 13 herë, përfshirë edhe trofetë në edicionet e para.
Përiskopi ua prezanton klubet që ndër vite kanë qenë triumfuse në këtë garë.














