Kërkohet unitet politik para takimit në Washington, ShBA-ja do t’i mbrojë interesat e Kosovës

Kërkohet unitet politik para takimit në Washington, ShBA-ja do t’i mbrojë interesat e Kosovës

Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi shpreson që spektri politik në vend të jetë një zëri sa i përket procesit të dialogut me Serbinë. Rexhepi shtoi se është shumë i kënaqur me veprimet e ShBA-së sa i përket takimit të radhës të paralajmëruar me 2 shator në Shtëpinë e Bardhë. “Nuk jam i […]

Rexhepi shtoi se është shumë i kënaqur me veprimet e ShBA-së sa i përket takimit të radhës të paralajmëruar me 2 shator në Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk jam i involvuar në këtë proces, mirëpo jam shumë i kënaqur me veprimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe një herë e caktuan një datë tjetër dhe shpresoj për një unitet paraprak nga gjithë subjekti ynë politik që të kemi marrëveshje sa më të efektshme”, shtoi ai.

Sipas tij, arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi nuk varet vetëm nga faktorët politik në vend, por edhe nga aleatët amerikan dhe evropian.

“Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi varet nga shumë faktorë politik jo vetëm nga shqiptarët dhe serbët mirëpo edhe nga faktorët evropian dhe amerikan, sepse duhet të ndërmerren shumë veprime deri te finalja”, shtoi Rexhepi.

Ai beson se ShBA-ja do të vazhdojë t’i mbrojë interesat e Kosovës dhe do të arrijnë marrëveshje finale njohjen nga Serbia si tendencë për anëtarësim në OKB dhe institucione tjera.

“Ne jemi shtet dhe kemi edhe përfaqësuesin tonë kryeministrin Avdullah Hoti dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”.

“Besoj se si krijues i shtetit të Kosovës, ShBA do të vazhdojnë dhe do t’i mbrojnë interesat tona dhe do të arrijnë marrëveshje finale njohjen e Kosovës nga Serbia si tendencë për anëtarësim në OKB dhe institucione tjera”.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell deklaroi se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti konfirmoi se më 2 shtator do të marrë pjesë në takimin e thirrur në Uashington.

Ai tha se në këtë takim, me palën serbe do të takohen si dy shtete të pavarura.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot