Kaq e pati aventura e Gjilanit në Evropë: Eleminohet pas 120 minutave lojë nga APOEL Nicosia

Gjilani luftoi shumë, por në fund ishte i pafuqishëm të parandalonte humbjen 2-0 kundër APOEL Nicoasias në “Fadil Vokrri”, e vlefshme për kualifikimet e Europa Leagues, shkruan Periskopi. Rezultati pas 90 minutave lojë ishte i barabartë, 0-0, teksa mysafirët humbën një rast të artë në minutën e 78-të kur dështuan të shënojnë nga penalltia, duke […]
Rezultati pas 90 minutave lojë ishte i barabartë, 0-0, teksa mysafirët humbën një rast të artë në minutën e 78-të kur dështuan të shënojnë nga penalltia, duke qëlluar jashtë portës përmes Tamari.
Gjilanasit u mbajtën mirë deri në përfundim të kohës së rregullt, por në vazhdime u shpartalluan.
Qiprotët shënuan dy herë, fillimisht në minutën e 102-të përmes Efrem dhe pastaj në të 116-tën përmes Ndongala për fitoren 2-0.
Kështu, Gjilani i jep fund aventurës së klubeve kosovare në Evropë, teksa edhe Prishtina u eleminua në kualifikimet për në Champions League. /Periskopi.com/












