Kapiteni i Kosovës me postim emocionues dhe me fjalët më të mira për Hellas Veronën

Tashmë ish- mbrojtësi i Hellas Veronas, Amir Rrahmani, i cili pas ofertave të shumta vendosi t’i bashkohej Napolit, në një postim në Facebook, e ka përshëndetur ekipin e Veronës me fjalët më të mira, transmeton Periskopi. Kapiteni i Kosovës u shpreh i emocionuar, duke falenderuar fansat, trajnerin e shokët e skuadrës. Ky është postimi i […]
Kapiteni i Kosovës u shpreh i emocionuar, duke falenderuar fansat, trajnerin e shokët e skuadrës.
Ky është postimi i tij i plotë.
“Një vit i mrekullueshëm, një vit i paharruar, viti im i parë në Itali, ku u rrita aq shumë si futbollist dhe si njeri.
Unë po largohem nga Verona, por do të jem gjithnjë mirënjohës për shoqërinë, për zotërinë Juric, për shokët e skuadrës sime dhe për tifozët e mrekullueshëm, të cilët më mbështetën dhe më donin që nga e para deri në ditën e fundit, edhe kur e dinin se e ardhmja ime ishte larg Veronës”.












