Kallet Anglia: Në kombëtare thirret edhe Kalvin Phillips, lojtari i Leeds Utd

Kryetrajneri i Kombëtares së Anglisë në futboll, Gareth Southgate, ka zgjedhur 23 lojtarët për dy dy ndeshjet në kuadër të Ligës së Kombeve, kundër Islandës dhe Danimarkës më 5 dhe 8 shtator. Befasia më e madhe në këtë formacion është prania e Kalvin Phillipsit të Leeds United që përfundoi sezonin në EFL Championship si […]
Kryetrajneri i Kombëtares së Anglisë në futboll, Gareth Southgate, ka zgjedhur 23 lojtarët për dy dy ndeshjet në kuadër të Ligës së Kombeve, kundër Islandës dhe Danimarkës më 5 dhe 8 shtator.
Befasia më e madhe në këtë formacion është prania e Kalvin Phillipsit të Leeds United që përfundoi sezonin në EFL Championship si kampion.
Disa prej tifozëve anglezë – urryes të Leeds Utd – kanë filluar menjëherë të sulmojnë kryetrajnerin e tyre për zgjedhjen e bërë, raporton Periskopi. Ata po kritikojnë edhe mospërfshirjen e Jack Grealish në ekipin kombëtar – edhe pse ky i fundit po përflitet për një kalim të mundshëm te Manchester United.
Pjesa tjetër e kombëtares nuk përbën befasi të madhe. Për herë të parë janë ftuar edhe Mason Greenwood i Man Utd, Phil Foden i Man Cityt dhe Dean Henderson i Man Utd që shkëlqeu me Sheffield United.
Ky është formacioni i plotë:
Portierët:
Jordan Pickford | Everton |
Nick Pope | Burnley |
Dean Henderson | Man.Utd |
Mbrojtësit:
Kyle Walker | Man.City |
Eric Dier | Spurs |
Harry Maguire | Man.Utd |
Kieran Trippier | At.Madrid |
Michael Keane | Everton |
T.Alexander Arnold | Liverpool |
Joe Gomez | Liverpool |
Tyrone Mings | Aston Villa |
Mesfushorët:
Declan Rice | West Ham |
Harry Winks | Spurs |
Mason Mount | Chelsea |
J.Ward-Prowse | Southampton |
Kalvin Phillips | Leeds Utd. |
Phil Foden | Man.City |
Sulmuesit:
Raheem Sterling | Man.City |
Harry Kane (c) | Spurs |
M.Rashford |Man Utd. |
Jadon Sancho | B.Dortmund |
Tammy Abraham | Chelsea |
Danny Ings | Southampton |
Mason Greenwood | Man. Utd |












