Janjiq: Nuk jemi kundër rrugës, por të respektohet Ligjet për zonat e mbrojtura

Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, lidhur me ndërtimin e rrugës Deçan -Plavë, ka thënë se nuk përkrahin ndërtimin e rrugëve që lidh njerëzit, por sipas tij duhet respektuar edhe Ligjet për zonat e mbrojtura ” Ne e përkrahim ndërtimin e rrugëve që lidhin njerëzit dhe përkrahim idenë e zhvillimit ekonomik të komunës, por […]
Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, lidhur me ndërtimin e rrugës Deçan -Plavë, ka thënë se nuk përkrahin ndërtimin e rrugëve që lidh njerëzit, por sipas tij duhet respektuar edhe Ligjet për zonat e mbrojtura
” Ne e përkrahim ndërtimin e rrugëve që lidhin njerëzit dhe përkrahim idenë e zhvillimit ekonomik të komunës, por është me rëndësi qe të kemi parasysh se egziston Ligji për zonat e mbrojtura speciale, që nuk lejon që rrugët magjistrale të ndërtohen në zonat e mbrojtura, dhe kjo do të ishte rrugë e karakterit magjistrale ndërkombëtare sepse lidhet me Malin e Zi”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se ndërtimi i rrugës afër manastirit do krijonte zhurmë. Ai ka thënë se takim me Hotin e Ramosaj është diskutuar për mënyrat se si te gjendet një zgjidhje.
“Kemi biseduar për mënyra të ndryshme se si të gjendet një zgjidhje e përhershme e cila do të jet në përputhje me ligjin, dhe e cila do t’i përmbushë nevojat ekonomike të komunës dhe nga ana tjetër interesin për një jetë të qetë siç është e paraparë me ligj“, deklaroi Janjiq.












