Iu bashkua Barcelonës për ta zëvendësuar Suarezin, sulmuesi danez bëhet me skuadër të re

Skuadra nga Premierliga angleze, West Ham, pritet të jetë bastion i radhës i sulmuesit danez të Barcelonës, Martin Braithwaite, transmeton Periskopi Sipas tabloideve spanjolle, Braithwaite pritet t’i kushtoj skuadrës angleze rreth 20 milion. Danezi u bashkua me skuadrën e Barcelonës në janar të këtij viti, me qëllim që sadopak ta kompensojë mungesë e uruguaianit, Luis […]
Skuadra nga Premierliga angleze, West Ham, pritet të jetë bastion i radhës i sulmuesit danez të Barcelonës, Martin Braithwaite, transmeton Periskopi
Sipas tabloideve spanjolle, Braithwaite pritet t’i kushtoj skuadrës angleze rreth 20 milion.
Danezi u bashkua me skuadrën e Barcelonës në janar të këtij viti, me qëllim që sadopak ta kompensojë mungesë e uruguaianit, Luis Suarez, i cili asokohe kishte pësuar një lëndim serioz dhe do t’i mungonte për një kohë të gjatë klubit.
29 vjeçari edhe më parë kishte qenë pjesë e Premierligës angleze duke milituar 3 vjet radhazi të skuadra e Middlesbrough. Ai po ashtu luajti edhe në Francë, përkatësisht për klubin Bordeaux. /Periskopi












