Interi dhe Manchester United në çerekfinale të Europa Ligës

Skuadra italiane, Inter, ka bërë detyrën e saj duke mposhtur kundërshtarin spanjoll, Getafen me rezultat 2:0, kështu duke vazhduar në çerekfinale të Europa Ligës, transmeton Periskopi. Golin e parë për italianët e shënoi në minutën e 33-të të takimit sulmuesi belg , Romelu Lukaku. Kurse për golin tjetër të skuadrës nga Serie A u përkujdes […]
Skuadra italiane, Inter, ka bërë detyrën e saj duke mposhtur kundërshtarin spanjoll, Getafen me rezultat 2:0, kështu duke vazhduar në çerekfinale të Europa Ligës, transmeton Periskopi.
Golin e parë për italianët e shënoi në minutën e 33-të të takimit sulmuesi belg , Romelu Lukaku.
Kurse për golin tjetër të skuadrës nga Serie A u përkujdes mesfushori danez, Eriksen, i cili shënoi në minutën e 80-të të takimit.
Kujtojmë se, në çerekfinale gjatë ditës së sotme kaluan po ashtu edhe Manchester United, Copenhagen dhe Shakhtar Donetsk. /Periskopi.












