Ideja e ‘çmendur’ e Zidanes, kërkon Edinson Cavanin

Në Itali bëjnë me dije se “El Matador” shihet si zëvendësuesi ideal i Karim Benzemasë. Me 200 gola të shënuar në 301 ndeshje me fanellën e PSG-së, Kavani vendosi që të largohej dhe të mos e rinovonte më kontratën. Edhe klubi nuk kishte më qëllim që të mbështetej tek uruguaiani, i cili tani mund të […]
Në Itali bëjnë me dije se “El Matador” shihet si zëvendësuesi ideal i Karim Benzemasë. Me 200 gola të shënuar në 301 ndeshje me fanellën e PSG-së, Kavani vendosi që të largohej dhe të mos e rinovonte më kontratën. Edhe klubi nuk kishte më qëllim që të mbështetej tek uruguaiani, i cili tani mund të transferohet te “Galaktikët”.
Pak ditë më parë ai ishte shumë pranë kalimit te Benfika, por duket se gjithçka dështoi për shkak të kërkesës së lartë ekonomike që kishte sulmuesi 33-vjeçar. Ofertat për të nuk kanë munguar dhe njëra prej tyre ka qenë nga Madridi, ku Kavani nuk do të mendohej dy herë për të shkuar.
Zinedin Zidan do të ishte shumë i lumtur nëse do të kishte në ekip një zëvendësues ideal për Karim Benzemanë, sepse gjatë sezonit që lamë pas kishte vetëm Luka Joviçin dhe Mariano Diazin. Të dy nuk bindën aspak dhe për këtë arsye mund të largohen.
Por në këtë merkato mund të ketë një kryqëzim të fateve mes Kavanit dhe Marianos. Benfika ka kërkuar informacione për këtë të fundit dhe ai është pranë kalimit në Portugali. Në Madrid u tha se nuk do të bënin merkato këtë herë dhe se Zidan ishte i kënaqur për të punuar me futbollistët që ka në dispozicion, por Kavani është një mundësi e artë për klubin spanjoll.
Ai ka eksperiencë ndërkombëtare dhe pavarësisht dëmtimit që ka pësuar, vazhdon të jetë një nga bomberat më të fortë në Europë. Di të luajë në ajër, por është edhe teknik. Do të përshtatej shumë shpejt në “Bernabeu”. Edhe tifozëve u pëlqen një lëvizje e tillë, pavarësisht se kanë dyshime për moshën e Kavanit.












