I shumëkërkuari Vedat Muriqi: Roma e Milani futen në garën për të

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është bërë i shumëkërkuar nga skuadrat italiane. Dy gjigantët Roma e Milani i janë shtuar listës së klubeve që po kërkojnë shërbimet e shtatlartit të Fenerbahçes. Siç raporton “siamolaroma”, Vedat Muriqi po kërkohet nga klubi i kryeqytetit të Italisë si zëvendësues për sulmuesin Edin Xheko. Sipas këtij raportimi, pos Romës lojtarin […]

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është bërë i shumëkërkuar nga skuadrat italiane. Dy gjigantët Roma e Milani i janë shtuar listës së klubeve që po kërkojnë shërbimet e shtatlartit të Fenerbahçes.

Siç raporton “siamolaroma”, Vedat Muriqi po kërkohet nga klubi i kryeqytetit të Italisë si zëvendësues për sulmuesin Edin Xheko. Sipas këtij raportimi, pos Romës lojtarin po e kërkon edhe Milani.

Ky medium raporton se klubi turk do të takohet me zyrtarë të Romës në ditët e ardhshme, pas disa kontakteve preliminare. Një marrëveshje pritet të arrihet nëse Roma ofron 18 milionë euro për shërbimet e lojtarit, ndërsa atij pritet t’i ofrojë kontratë pesëvjeçare.

Muriqi iu bashkua Fenerit në korrik të vitit të shkuar nga Rizespori. Në 36 paraqitje realizoi 17 gola e pati shtatë asistime.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova