Hoti për rrugën Deçan-Plavë: Të respektohen ligjet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, duke folur për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, ka thënë se kemi kulturë institucionale për të respektuar vendimet e organeve përgjegjëse. “Por jemi këtu edhe të gjetur zgjidhje për banorët e Deçanit dhe për të ruajtur objektet kulturore, jam i […]
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, duke folur për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, ka thënë se kemi kulturë institucionale për të respektuar vendimet e organeve përgjegjëse.
“Por jemi këtu edhe të gjetur zgjidhje për banorët e Deçanit dhe për të ruajtur objektet kulturore, jam i bindur që gjatë javëve ne vazhdim të gjejmë zgjidhje”, tha Hoti.
Ndërsa kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se është në interes që rrugët të vazhdohet por janë të përkushtuar dhe në rrugë të mirë që të gjejnë zgjidhje sa i përket punimeve në këtë rrugë.












