Haziri sqaron kritikat ndaj Qeverisë: Pandemia kërkon agresivitet në menaxhim

Haziri sqaron kritikat ndaj Qeverisë: Pandemia kërkon agresivitet në menaxhim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, që është edhe nënkryetar në LDK, Lutfi Haziri ka thënë se kritikat e drejtuara në adresë të Qeverisë që drejtohet nga bashkëpartiaku i tij, Avdullah Hoti, kanë janë bërë me qëllim të mirë. Haziri, ka sqaruar se ai ka kërkuar reagim më agresiv në menaxhimin e pandemisë, pasi, sipas tij, […]

Kryetari i Komunës së Gjilanit, që është edhe nënkryetar në LDK, Lutfi Haziri ka thënë se kritikat e drejtuara në adresë të Qeverisë që drejtohet nga bashkëpartiaku i tij, Avdullah Hoti, kanë janë bërë me qëllim të mirë.

Haziri, ka sqaruar se ai ka kërkuar reagim më agresiv në menaxhimin e pandemisë, pasi, sipas tij, kjo situatë nuk mund të menaxhohet më politika të buta, çfarë bën kryeministri Hoti.

Haziri i cili ka qenë shumë i ashpër ndaj Qeverisë lidhur me menaxhimin e pandemisë, duke e vlerësuar edhe “katastrofik” ditë më parë punën e Qeverisë në menaxhimin e pandemisë, ka thënë se aktivizimi i Planit Kombëtar nga Qeveria, është ajo çfarë ai ka kërkuar.

“Nuk është kritikë dashakeqe, është kritikë qëllimmirë, sepse Hoti edhe si politikan, edhe si njeri aplikon qeverisje të butë, që është vlerë e tij, dhe këtë e ka marrë nga LDK. Pandemia kërkon agresivitet në menaxhim. Më vjen mirë që Qeveria ka marrë vendim për aktivizimin e Planit Kombëtar, nuk mundet pandemia të menaxhohet vetëm me Ligjin e Infeksioneve, sepse është i ngushtë dhe i pamjaftueshëm t’i zgjidhë problemet”, ka thënë ai në këtë intervistë.

Nënkryetari i LDK-së, ka thënë se është kundër ndalimit të qarkullimit të qytetarëve, pasi sipas tij, edhe modeli që ka përdorë Qeveria Kurti ka qenë “i pamjaftueshëm dhe i dështuar”.

“Unë jam kundër qarkullimit të lëvizjes së njerëzve, ka nevojë për kontroll, më shumë të ketë mekanizma të emergjencave civile, inspektorë komunalë, zyrtarë komunalë, inspektorë sanitarë, ekipe të mjekëve dhe policisë… dhe nuk ka nevojë të bllokohet ekonomia”, ka thënë ai.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit