Harvetz, Werner, Ziyech, Chilwell e Thiago Silva – transformimi i jashtëzakonshëm i Chelseat për sezonin e ardhshëm

Thiago Silva është futbollisti i fundit që do t’i bashkohet Chelseat, pasi raportohet se ai tashmë ka arritur marrëveshje për kontratë një-vjecare. 35-vjecari pritet t’i bashkohet “Të Kaltërve” si transferim i lirë, pasi u largua nga PSG pas humbjes 1-0 në finale të Champions Leagues, transmeton Periskopi. “The Athletic” raporton se Silva pritet t’i kryejë […]
35-vjecari pritet t’i bashkohet “Të Kaltërve” si transferim i lirë, pasi u largua nga PSG pas humbjes 1-0 në finale të Champions Leagues, transmeton Periskopi.

“The Athletic” raporton se Silva pritet t’i kryejë testet mjekësore këtë javë, teksa do të përfshihet opsioni që të vazhdohet kontrata edhe për një vit.
Silva, i cili mbush 36-vjet muajin e kaluar, konfirmoi pas finales se luajti ndeshjen e fundit për PSG-në.
Silva pritet të ndiqet nga transferimi 60 milionësh i mbrojtësit të Leicesterit, Ben Chilwell si dhe 100 milionëshi i Bayer Leverkusenit, Kai Harvetz.
Këto prurje do ta transformojnë rrënjësisht skuadrën e Chelseat, teksa më poshtë mund ta vëreni dallimin në formacion nga ndeshja hapëse e sezonit 2019/20 si dhe potencialisht formacionin për ndeshjen hapëse të sezonit 2020/21.
Ndeshja e parë e sezonit 2019/20:

Potencialisht, ndeshja e parë e sezonit 2020/21:













