Harry Maguire përleshet me ‘gangsterin’ shqiptar që ia plagosi motrën pasi e refuzoi në një lokal në Greqi

Harry Maguire u arrestua pasi u mundua ta ndihmonte motrën e tij që u therr në krahëror nga një biznesmen shqiptar. Burimet për “The Sun” potencojnë se yli i Manchester Unitedit ishte me partneren, Fern Haëkins në një bar në Mikonos të Greqisë të enjten, kur motrës së tij iu afruan një grup shqiptarësh, transmeton […]
Harry Maguire u arrestua pasi u mundua ta ndihmonte motrën e tij që u therr në krahëror nga një biznesmen shqiptar.
Burimet për “The Sun” potencojnë se yli i Manchester Unitedit ishte me partneren, Fern Haëkins në një bar në Mikonos të Greqisë të enjten, kur motrës së tij iu afruan një grup shqiptarësh, transmeton Periskopi.
Njëri prej personave, i përshkruar nga burimet si “gangster”, filloi të fliste me Daisyn.

Dhe kur ajo e refuzoi, ai e shpoi me një vegël të mprehtë duke shkaktuar gjakderdhje, që pastaj kaloi në alivanosje.
Harry pastaj u përfshi para se të fillonte përleshja.
Një burim është shprehur për “The Sun”: “Harry e pa cka po ndodhte dhe iu kundërpërgjigj atyre, teksa gjërat u tensionuan.
“Ai u mundua të largohej nga aty me një taksi. Por përfundoi duke argumentuar me disa policë civil, duke përfunduar në stacion policor.”

Maguire, 27-vjecar, dhe miqtë e tij kishin shprehur frustrimin një ditë më parë pasi stafi i atij bari refuzoi të ndërmerrte masa kundër disa personave që po talleshin me të.
Pas arrestimit, ai kaloi natën në stacionin policor të Mikonos, teksa thuhet se është rikthyer në Ishull të dielën.












