Gjysma e futbollistëve të Dritës dalin negativ në testin për COVID-19, gjysma tjetër testohet për herë të dytë

Klubi i Dritës dje i ka bërë testet për koronavirus, para nisjes në Zvicër për ndeshjen e parë të raundit preliminar të Champions Leagues. Sot ata kanë pranuar testet negative, megjithatë prej 35 personave, 17 prej tyre është dashur që të ritestohen. Njoftimin e ka dhënë vet klubi përmes një postimi në faqen e tyre […]
Klubi i Dritës dje i ka bërë testet për koronavirus, para nisjes në Zvicër për ndeshjen e parë të raundit preliminar të Champions Leagues.
Sot ata kanë pranuar testet negative, megjithatë prej 35 personave, 17 prej tyre është dashur që të ritestohen.
Njoftimin e ka dhënë vet klubi përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.
Klubi më tej ka bërë të ditur se rezultatet për të ritestuarit do të dalin në mbrëmje, rreth orës 21:00.
Kampioni i Kosovës, Drita niset nesër në Zvicër, kurse ndeshjen do ta zhvillojë të shtunën.












