Frika nga dronët gjatë ndeshjes Tirana-Cverna Zvezda, pritet të bllokohen valët e celularëve

Tirana do të luajë ditën e sotme sfidën e turit të dytë të Champions League ndaj Crvena Zvezdës. Bardheblutë pasi mundën në turin e parë Dinamo Tibilisin me rezultatin 2-0 e tani presin në “Air Albania” kampionët e Serbsë, me fillim nga ora 20:00. Kjo ndeshje ashtu si të tjerat do të luhet pa tifozë […]
Tirana do të luajë ditën e sotme sfidën e turit të dytë të Champions League ndaj Crvena Zvezdës.
Bardheblutë pasi mundën në turin e parë Dinamo Tibilisin me rezultatin 2-0 e tani presin në “Air Albania” kampionët e Serbsë, me fillim nga ora 20:00.
Kjo ndeshje ashtu si të tjerat do të luhet pa tifozë për shkak të pandemisë së Covid-19.
Një humbje e madhe për skuadrën bardheblu që nuk do të ketë në stadium tifozët e saj. Report TV bën me dije që në këtë takim do të ketë një tifoz special.
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen Tirana – Crvena Zvezda.
Meta njihet si një tifoz futbolli dhe nuk dëshiron të humbasë një ndeshje të tillë që luhet kualifikueset e Champions League.












