Fitore e madhe: Gjilani mposht Tre Penne dhe kalon në fazën tjetër në Evropë

Ekipi nënkampion kosovar, Gjilani fitoi ndaj Tre Penne në kuadër të Europa League me rezultat 3-1, në takimi i cili u zhvillua në “Stadio Olimpico di Serrvalle”, në San Marino. Përkundër dominimit të Gjilanit, ishin vendasit ata të cilët kaluan të parët në epërsi, ku në minutën e 16-të, Nicola Gai shënoi një gol të […]
Ekipi nënkampion kosovar, Gjilani fitoi ndaj Tre Penne në kuadër të Europa League me rezultat 3-1, në takimi i cili u zhvillua në “Stadio Olimpico di Serrvalle”, në San Marino.
Përkundër dominimit të Gjilanit, ishin vendasit ata të cilët kaluan të parët në epërsi, ku në minutën e 16-të, Nicola Gai shënoi një gol të bukur nga afërsia.
8 minuta më vonë, Darko Nikac barazoi shifrat pas një asistimi të Gerhard Prognit. Në fund të pjesës së parë, Tre Penne mbeti me 10 lojtarë pasi Sorrentino u ndëshkua me dy të verdhë.
Gjilani kaloi për herë të parë në epërsi në minutën e 64-të pas një goli fantastik nga Fiton Hajdari.
4 minuta më vonë, Ardit Hila ka shënuar edhe golin e tretë për skuadrën e Gentian Mezanit duke përfunduar dilemën e fituesit.
Deri në fund të takimit nuk pati gola me gjithë rastet e shumta që pati Gjilani. Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e parë e skuadrës së Gentian Mezanit në garat evropiane në histori të klubit.












