Fermeri nga Plava, Hotit: Mos investoni në asfalt por në bujqësi

Fermeri nga Plava, Hotit: Mos investoni në asfalt por në bujqësi

Fermeri Masar Piraj nga Plava ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që mos të investojë më Qeveria në projekte infrastrukturë e në asfalt, por të ketë fokus bujqësi, pasi ky sektor është shtytës i zhvillimit ekonomik. Në anën tjetër, kryeministri Abdullah Hoti gjatë vizitës së tij në fermën “Qendra” na Dragash, tha se do t’i […]

Fermeri Masar Piraj nga Plava ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që mos të investojë më Qeveria në projekte infrastrukturë e në asfalt, por të ketë fokus bujqësi, pasi ky sektor është shtytës i zhvillimit ekonomik.

Në anën tjetër, kryeministri Abdullah Hoti gjatë vizitës së tij në fermën “Qendra” na Dragash, tha se do t’i dyfishojnë grantet dhe subvencionet për bujqit.

Pronari i një ferme të lopëve në Plavë, Masar Piraj tha se kanë mjaft vështirësi të mbijetojnë si fermerë pa mbështetjen e shtetit.

Plasimi i produkteve të qumështit në treg dhe sigurimi i ushqimit për kafshët mbetet një ndër sfidat për fermerin Piraj.

Megjithatë, ai pati një porosi për kryeministrin Hoti dhe ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa.

“Kam një propozim jo vetëm pse jam i kësaj lëmije, jo vetëm për mua, nëse keni mundësi për bujqësinë fokusohuni me të gjitha kapacitetet që ta ngrejmë bujqësinë sa më lartë, pasi të gjithë ne këtu ushqehemi nga bujku dhe prodhimet e tij. Prandaj mundësisht të lehen anash kubetat dhe asfaltat, pasi bujqësinë e kemi të vetmen ekonomi që nuk kërkon standarde të larta të pa arritshme”, tha Piraj.

Kryeministri Hoti siguroi se nga viti i ardhshëm do të rritet buxheti për bujqësi dhe blegtori, në mënyrë që të ulët importi i produkteve të mishit dhe të qumështit.

“Do t’iu qëndrojmë afër, para tri javësh është hapur programi për grante dhe subvencione besojë që do të për

përmbyllet ne afat rekord që sa më shpejt bujqit me i marrë mbështetjen e nevojshme. Mirë që kalojë edhe buxhetit, subvencionet do i dyfishojmë ashtu siç kemi premtuar. Pres që vitin e ardhshëm ministri Mustafa të vjen me një program shumë më të pasur. Ngadalë, por mendoj që ky sektor po konsolidohet dhe po lidhet zinxhiri dhe po e zvogëlojmë varësinë për këto produkte.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë Besian Mustafa ka thënë se për këtë vit kanë rrit subvencionet për krerë – lopë qumështore nga 70 euro në 85 euro.

Ai premtoi se edhe me planin për rimëkëmbje ekonomike do të përkrahet sektori i bujqësisë, në këtë rast blegtoria.

“Ne sivjet e kemi rritë përkrahjen financiare për blegtpri . Për lopë dhe buallicat qumështore kemi rritë subvencionet nga 70 euro për krerë në 85 euro. Ndërsa, sa i përket therjes së gjetheve në kafshëve nga 50 euro kemi rritë në 75 euro. Ndërsa sa i përket qumështit mbetet po ai i njëjti. Do të shohim që nga Pakoja për Rimëkëmbje që të rrisim përkrahjen për sektorin e bujqësisë duke përfshirë edhe nënsektorin e blegtorisë”, tha Mustafa.

Gjatë kësaj vizite në Dragash, kryeministri Hoti është takuar edhe me fermerët e zonës së Gorës në fshatin Krushevë, nga i cili i kërkua që të ketë më shumë investime në infrastrukturë rrugore dhe furnizim të rregull me energji elektrike. Po ky rajon u cilësua edhe si vend turistik.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit