‘Dua të luaj për Barcelonën’ – videoja e rrallë e Messit që përloti të gjithë

Sporti më i populluar në botë, futbolli – ka legjendat e tij, të cilëve zor se mund t’iu harrohet emri, kjo pasi ata (legjendat) tashmë i kanë dhënë shumë futbollit dhe kanë shkruar historinë, shkruan Periskopi. Futbollistët mund të heqin dorë nga futbolli, të pensionohen, madje me lotë në sy, por largimi nga një klub […]
Futbollistët mund të heqin dorë nga futbolli, të pensionohen, madje me lotë në sy, por largimi nga një klub në tjetrin nuk është ndonjë ‘problem’ i madh për tifozët, pasi janë mësuar me lojtarë të ndryshëm të militojnë nëpër klube të ndryshme.
Megjithatë, ekziston një rast i vetëm dhe i veçantë, bëhet fjalë për largimin e legjendës së futbollit, Lionel Messit nga Barcelona, që theu çdo rekord në rrjet e që mërziti mijëra fansa në të gjithë botën.
Kështu me konfirmimin nga ana e tij se dëshiron të largohet nga Barcelona, shumë klube të mëdha janë vënë pas tij.
Gjigantët si; Inter, PSG, Manchester City e United janë vetëm disa nga klubet që kanë shprehur interesim për yllin argjentinas.
Sidoqoftë, me apo pa Barcelonën – Lionel Messi është dhe vazhdon të mbetet futbollisti më i mirë që ka pasur bota e futbollit ndonjëherë dhe, legjendat si ai janë shumë të rrallë.
Periskopi jua sjell një video të Messit shumë i vogël, aty ku tregon dëshirën e madhë për t’u bërë pjesë e klubit të Barcelonës. Kjo video përloti shume fansa të legjendes argjentinase.
Shiheni më poshtë. /Persikopi
https://www.instagram.com/p/CEVERsBgzCr/












