Drogba për President: E duan fansat, por jo edhe Shoqata e Futbollistëve

Ish- legjenda e Chelseat, Didier Drogba, paraqiti kandidaturën e tij për t’u bërë president i futbollit të Bregut të Fildishtë, transmeton Periskopi. 42-vjeçari do të garojë për të qenë shef i lartë në Federatën e Futbollit të Cote d’Ivoire, që do të zhvillohet me 5 shtator. Kështu, rrugët përreth ishin me turma njerëzish që mbanin […]
Ish- legjenda e Chelseat, Didier Drogba, paraqiti kandidaturën e tij për t’u bërë president i futbollit të Bregut të Fildishtë, transmeton Periskopi.
42-vjeçari do të garojë për të qenë shef i lartë në Federatën e Futbollit të Cote d’Ivoire, që do të zhvillohet me 5 shtator.


Kështu, rrugët përreth ishin me turma njerëzish që mbanin banderola dhe bluza me fytyrën e Drogbës.

Megjithatë, përkundër popullaritetit të tij dhe mbështetjes së tifozëve, kandidatura e tij tashmë ka pësuar një goditje të madhe pasi Shoqata e Futbollistëve të Bregut të Fildishtë nuk e mbështeti atë. /Periskopi












