Drita dhe Prishtina ndikojnë te Zvezda, serbët marrin këtë vendim para ndeshjes

Në datën 25 gusht do të luhet sfida e zjarrtë midis Tiranës dhe Crvena Zvezdës e vlefshme për turin e dytë të eliminatoreve të Champions League. Serbët e kanë kapur në çdo detaj përgatitjen për Tiranën, duke mos kursyer edhe sigurinë 100% nga COVID-19. Drejtuesit e Crvena Zvezdës do t’i bëjnë të dyja testet për Koronavirusin […]
Në datën 25 gusht do të luhet sfida e zjarrtë midis Tiranës dhe Crvena Zvezdës e vlefshme për turin e dytë të eliminatoreve të Champions League.
Serbët e kanë kapur në çdo detaj përgatitjen për Tiranën, duke mos kursyer edhe sigurinë 100% nga COVID-19.
Drejtuesit e Crvena Zvezdës do t’i bëjnë të dyja testet për Koronavirusin në Beograd, pasi shfrytëzojnë faktin se Shqipëria nuk detyron të huajt të bëjnë testime pas zbritjes nga avioni dhe ka hyrje të lirë.
Nëse një lojtar i Crvena Zvezdës del pozitiv me COVID-19, atëherë të infektuarit do të duhet të izolohen. Kjo taktikë e skuadrës për t’i bërë testimet në Serbi dhe mbi të gjitha, dy herë, vjen pas shembullit të marrë nga Kosova, shkruan sport ekspres.
Ekipet kosovare atje kanë rezultuar pozitiv kur shkonin në udhëtim dhe Drita me Prishtinën e kanë pësuar nga autoritetet shtetërore dhe zyrtarët e UEFA-s.
Kjo skemë e menduar nga ana e Zvezdës nuk është për të mbrojtur vetëm Tiranën, por për të mbrojtur fillimisht veten. Nëse ekipi serb kalon me tutje atëherë mund t’i duhet të përballet në një tjetër udhëtim dhe në një shtet ku bërja e testimeve në tokën e tij mbetet detyrim. N
ë këto kushte një lojtar i infektuar me koronavirus dhe që mund të udhëtonte me ekipin drejt Tiranës do të ishte fundi i Zvezdës. Fakt ky që i qetëson edhe bardheblutë se ekipi serb nuk ka asgjë për të fshehur pasi vetëm sa do të dëmtonte vetveten.












