Dallim i madh në vlerën e lojtarëve mes Crvena Zvezdës dhe Tiranës: Serbët mbi 10 herë më të shtrenjtë

Sot me fillim prej orës 20:00 luhet ndeshja kualifikuese për fazën e grupeve të UEFA Champions League mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës në Air Albania Stadium. Por, cila është vlera e dy ekipeve? Kjo ndeshje ka zgjuar interes të madh për shkak të rivalitetit të madh politik mes shqiptarëve dhe serbëve. Ekziston një frikë e […]
Kjo ndeshje ka zgjuar interes të madh për shkak të rivalitetit të madh politik mes shqiptarëve dhe serbëve. Ekziston një frikë e bazuar se ekipi i Zvezdës mund të turpërojë shqiptarët e Tiranës dhe urojmë që kjo të mos ndosh.
Sidoqoftë, vlera në treg e këtyre dy ekipeve dallon tepër shumë, shkruan Periskopi.
Ekipi i Crvena Zvezdës, sipas faqes së specializuar të vlerës së lojtarëve Transfermarkt, vlen hiç më pak se 54 milionë euro.
Ndërsa ekipi i Tiranës ka vlerën e vetëm 4 milionë milionë eurove.
Te ekipi i Crvena Zvezdës janë pesë lojtarë që kapin shifrën e 3 ose më shumë se 3 milionë eurove. Guelor Kanga, Milan Rodiq, El Fardou Ben, Milosh Degenek dhe Zeljko Gavric.
Te Tirana ndërkohë asnjë lojtar nuk peshon as një milion euro. Me 500 mijë është i vlerësuar 26 vjeçari nga Maqedonia e Veriut, Kristijan Tosevski. /Periskopi












