Conte kapet me rivalin: Flokë apo paruke i ke?

Antonio Conte dhe Ever Banega janë përplasur mes tyre gjatë finales së Europa League. Trajneri italian po protestonte për një prekje me dorë, ndërkohë që e acaroi me keq mesfushori argjentinas i Sevilla. Sikurse raporton Gazzetta Dello Sport, Banega i ka thënë teknikut të Interit “nëse i kishte flokët e vërteta apo paruke”, ndërkohë që […]
Sikurse raporton Gazzetta Dello Sport, Banega i ka thënë teknikut të Interit “nëse i kishte flokët e vërteta apo paruke”, ndërkohë që ka prekur flokët në atë moment.
Conte nuk është përmbajtur, duke ia kthyer mesfushorit: “Të pres jashtë kur të mbarojë ndeshja”. Me inatin e humbjes, edhe mund ta presë seriozisht…












