Chelsea tash ka skuadrën e gjashtë më të vlefshme në botë pas transferimeve të

Chelsea ka rrëmbyer vëmendjen më të madhe gjatë këtij afati kalimtar. Pritej të kishte krizë financiare në Premier League për shkak të pandemisë COVID-19, por mundohu t’ia thuash këtë Chelseat… Pasi ishte pezulluar në dy afate kalimtarë gjatë sezonit të parë të Frank Lampardit në drejtim të klubit, “Të Kaltërit” kanë grumbulluar fonde të jashtëzakonshme […]
Pritej të kishte krizë financiare në Premier League për shkak të pandemisë COVID-19, por mundohu t’ia thuash këtë Chelseat…
Pasi ishte pezulluar në dy afate kalimtarë gjatë sezonit të parë të Frank Lampardit në drejtim të klubit, “Të Kaltërit” kanë grumbulluar fonde të jashtëzakonshme për të investuar në sezonin e tij të dytë.
Hakim Ziyech dhe Timo ëerner janë transferuar për 40 respektivisht 60 milionë euro.

Dhe pas shumë muajve spekulime, Chelsea arriti ta zyrtarizojë transferimin edhe të Ben Chilëellit nga Leicester City për rreth 65 milionë euro.
Por këtu nuk mbaron gjuetia e klubit nga Londra, teksa pritet të sigurojë edhe shërbimet e Kai Harvetzit, i cili definitivisht do të kushtojë më së shtrenjti, derisa Thiago Silva pritet të nënshkruajë si transfer i lirë.
Si rezultat, nuk është fare befasi që Chelsea po shikohet si një prej fuqive që do të dominojë në Angli dhe ndoshta do të luftojë edhe për titull.
“Transfermarkt” tash e vlerëson skuadrën e Lampardit si të gjashtën më të vlefshmen në botë.
Vetëm Real Madridi, Manchester City, Liverpooli, Barcelona dhe Bayern Munich janë para “Të Kaltërve”. /Periskopi.com/












