Çfarë është burofax-i që Messi ia dërgoi Barçës në kërkesën për t’u larguar dhe për çka shërben?

Çfarë është burofax-i që Messi ia dërgoi Barçës në kërkesën për t’u larguar dhe për çka shërben?

Lionel Messi ia dërgoi Barcelonës një letër që në Spanjë njihet si burofax, për ta njoftuar klubin se ka marrë vendim për t’u larguar nga Camp Nou. Çfarë është burofax-i? Burofax-i është shërbim që ofrohet nga Shërbimi Postar i Spanjës (Correos) për dërgimin e dokumenteve kur është e nevojshme për të dëshmuar se dokumenti është […]

Lionel Messi ia dërgoi Barcelonës një letër që në Spanjë njihet si burofax, për ta njoftuar klubin se ka marrë vendim për t’u larguar nga Camp Nou.

Çfarë është burofax-i?

Burofax-i është shërbim që ofrohet nga Shërbimi Postar i Spanjës (Correos) për dërgimin e dokumenteve kur është e nevojshme për të dëshmuar se dokumenti është dërguar dhe po ashtu për ta dëshmuar përmbajtjen e atij dokumenti.

Burofax-i përdoret shpesh kur dërguesi ka nevojë ta dëshmojë ligjërisht se pranuesi e ka marrë dokumentin në fjalë në datën e caktuar dhe cila ka qenë përmbajtja e tij. Gjykata do ta pranojë faturën e dërguesit të burofax-it si dëshmi që dokumenti në fjalë është dërguar në adresën e caktuar.

Burofax-i mund të dërgohet fizikisht apo online përmes uebsajtit të Postës së Spanjës.

Përse e përdori Messi burofax-in për ta njoftuar Barcelonën se po largohet?

Messi mbështet në një klauzolë në kontratën e tij me Barçën e cila ia mundëson ta prishë marrëveshjen me klubin njëanshëm në fund të çdo sezoni. Kjo nënkupton se Messi kishte mundësi ta bënte këtë deri më 31 maj.

Megjithatë, avokatët e Messit argumentojnë se zgjatje e sezonit 2019/20 shkaku i pandemisë koronavirus, nënkupton se edhe Messi kishte kohë për ta prishur marrëveshjen.

Në bazë të këtij argumenti, Messi është dashur t’i tregonte Barcelonës se po largohet para se të përfundonte sezoni.

Avokatët e tij argumentojnë se sezoni 2019/20 ka përfunduar më 23 gusht, natën kur u luajt finalja e Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe PSG.

Duke e përdorur burofax-in, Messi është në gjendje të dëshmojë se e ka njoftuar Barcelonën në një datë të caktuar (që thuhet të jetë më 20 gusht) se po e ushtron të drejtën për ta prishur kontratën.

Nëse kjo çështje del para gjykatësit, avokatët e Messit do të jenë në gjendje ta përdorin burofax-in si dëshmoi se Barcelona u njoftua për vendimin e Messit në atë datë, që nënkupton se Barcelona nuk mund të argumentojë se nuk e ka pranuar letrën, apo se letra mbërriti më vonë dhe se Messi u vonua në njoftimin e tij.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova