Bundesliga mund të nisë pa Bayern Mynihun, ja arsyeja

Bundesliga mund të nisë pa Bayern Mynihun, ja arsyeja

Ndërsa skuadra e Dortmundit tashmë po përgatitet për sezonin 2020/ 21, i cili pritet që të startojë në 18 shtator, sezoni i vjetër nuk ka përfunduar ende për Bajernin e Mynihut. Ndeshja e kthimit në Champions kundër Chelseat është më 8 gusht. Pas fitores 3-0 në Londër, në takimin e vajtjes ka shumë të ngjarë […]

Ndërsa skuadra e Dortmundit tashmë po përgatitet për sezonin 2020/ 21, i cili pritet që të startojë në 18 shtator, sezoni i vjetër nuk ka përfunduar ende për Bajernin e Mynihut. Ndeshja e kthimit në Champions kundër Chelseat është më 8 gusht.

Pas fitores 3-0 në Londër, në takimin e vajtjes ka shumë të ngjarë që ata të vazhdojnë rrugëtimin e tyre, kështu që procedurat janë planifikuar saktësisht më pas: përpara çerekfinales më 14 gusht (kundërshtarët e mundshëm: Barcelona ose Napoli) në Lisbonë, skuadra nga Mynihu do të qëndrojë katër ditë në kampin stërvitor në Portugali, por pikërisht këtu lind stresi për kampionët e Bundesligës.

Sigurisht që Champions-i është një objektiv për skuadrën e Flikut, por nëse gjermanët shkojnë deri në finale, duket e vështirë për ata që të kenë pushime vere. Ideja e trajnerit është që t’i japë secilit të paktën 14 ditë leje, por kjo do të thoshte që për ndeshjen hapëse të Bundesligës, Bajerni të zbriste në fushë vetëm me 9 ditë stërvitje, duke qenë se finalja Champions është më 23 gusht.

Një tjetër problem për Bajernin është edhe Federata gjermane, e cila ka në program më 3 shtator ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Spanjës dhe zëvendëspresidenti i DFB-së, Rainer Koh, ka dalë hapur së fundmi se nuk kërkon që të luajë pa bavarezët këtë takim. Madje, sikur të mos mjaftonte kjo, më 11 shtator nis edhe Kupa e Gjermanisë, e cila hap vërtet skenarë të frikshme.

bajern
Për momentin qarkullojnë fjalë se ndoshta Bajerni mund të kërkojë shtyrjen e dy takimeve të para të kampionatit, për t’i rikuperuar në vazhdim e sipër të sezonit, ose starti i Bundesligës mund të shtyhet për një apo dy javë më pas datës 18 shtator. Diçka e tillë do të bisedohet në mbledhjen e 4 gushtit, ndërsa kalendari është parashikuar fillimisht që të zbulohet më 7 gusht. Për të gjitha këto mundësi, Kristian Saifert, shefi i Ligës Gjermane ka lënë hapur një mundësi: “Sivjet po jetojmë diçka të jashtëzakonshme, prandaj nuk përjashtohen që edhe nga ana jonë të merren vendime të pazakonta, për sezonin e ri”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova