Bartomeu u mundua ta shkëmbente Griezmannin me këtë futbollist, disa ditë para poshtërimit 8-2 nga Bayerni

Popullariteti i Josep Maria Bartomeut si president i Barcelonës kurrë nuk ka qenë më i ulët. Biznesmeni spanjoll, i cili zëvendësoi Sandro Rosellin në janar të vitit 2014, i ka takuar përgjegjësia e të qenurit presidenti në detyrë gjatë largimit të legjendës së klubit, Lionel Messi, transmeton Periskopi. Messi nuk beson më në projektin e […]
Biznesmeni spanjoll, i cili zëvendësoi Sandro Rosellin në janar të vitit 2014, i ka takuar përgjegjësia e të qenurit presidenti në detyrë gjatë largimit të legjendës së klubit, Lionel Messi, transmeton Periskopi.
Messi nuk beson më në projektin e Bartomeut pas sezonit 2019/20.
Sidoqoftë, Bartomeu – sipas raporteve nga Spanja – ka ofruar dorëheqjen, nëse kjo nënkupton qëndrimin e Messit në klub.

Por argjentinasi raportohet se nuk dëshiron të tërhiqet nga vendimi i tij për largim dhe mbetet i vendosur ta kampletojë transferimin e tij te ndonjë klub tjetër.
Sidoqoftë, të premten ”Marca” raportoi se Bartomeu ia ofroi Atletico Madridit përsëri Antoine Griezmannin, vetëm disa ditë para humbjes poshtëruese 8-2 nga Bayerni në gusht.
Ai nuk kërkonte para në këmbim, por një prej futbollistëve të Atleticos.
Për të qenë më specifik, ai dëshironte Joao Felixin, i cili iu bashkua Atleticos për 125 milionë nga Benfica një verë më parë. /Periskopi.com/
Marca’s frontpage this morning claiming Barça suggested swapping Griezmann for João Félix earlier this summer, in part to help cut their wage bill. Atleti said no, they say. pic.twitter.com/fDu1ck5oS9
— The Spanish Football Podcast (@tsf_podcast) August 28, 2020












