Arsenali fiton FA Cup falë vendimeve të tmerrshme të gjyqtarit

Arsenali ka triumfuar 2-1 kundër Chelseat në finalen e FA Cup, teksa e bëri në mënyrë absolutisht kontraverse, me gjyqtarin që ishte totalisht jashtë elementit. Ishin “Të Kaltërit” ata që të parët kaluan në epërsi në minutën e pestë të ndeshjes, shkruan Periskopi. Mirëpo, Arsenali barazoi në minutën e 28-të pas një penalltie të konkretizuar […]
Ishin “Të Kaltërit” ata që të parët kaluan në epërsi në minutën e pestë të ndeshjes, shkruan Periskopi.
Mirëpo, Arsenali barazoi në minutën e 28-të pas një penalltie të konkretizuar nga Pierre-Emerick Aubameyang.
I njëjti lojtar realizoi për 2-1 në minutën e 67-të, pasi gjyqtari dështoi të akordonte goditje dënimi në favor të Chelseat gjatë aksionit, me Marcos Alonson që qartazi u ndërhye në mënyrë të parregullt.
Sikur ky gabim të mos mjaftonte, Mateo Kovacic u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 73-të, për një ndërhyrje të pretenduar në Granit Xhakën, e cila vec ndërhyrje e palejuar nuk ishte.
Dhe sikur edhe kjo të mos mjaftonte, gjyqtari Anthony Taylor përsëri e shndrroi veten në protagonist të padëshiruar në minutën e 80-të, tëksa dështoi të rishikonte në VAR rastin kur portieri i Arsenalit, Martinez u duk se kapi topin jashtë vijave të zonës së rrezikshme.
“Topcinjtë” ishin më të mirë se Chelsea gjatë shumicës së ndeshjes, por ishte gjyqtare ai që vendosi vërtetë takimin. /Periskopi.com/












