Andin Lokaj: Jemi këtu ku jemi për shkak të kuazi-analistave

Gazetari i njohur dhe opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj ka reagua fuqishëm ndaj raporteve të fundit në lidhje me të drejtat televizive të futbollit kosovar. FFK sot shpalli ftesën për oferta për të drejtat ekskluzive të transmetimit të Superligës së Kosovës në Futboll. Një prej kushteve që duhet t’i plotësojë ofertuesi është të mos jetë […]
Gazetari i njohur dhe opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj ka reagua fuqishëm ndaj raporteve të fundit në lidhje me të drejtat televizive të futbollit kosovar.
FFK sot shpalli ftesën për oferta për të drejtat ekskluzive të transmetimit të Superligës së Kosovës në Futboll.
Një prej kushteve që duhet t’i plotësojë ofertuesi është të mos jetë i dënuar për vepër penale, teksa kjo ka nxitur akuza nga disa gazeta për “hipokrizi” për shkak të rastit të presidentit të FFK-së, Agim Ademi në gjykatë, teksa ende nuk është dhënë verdikti final nga Supremja.
E këto raporte kanë irrituar Lokajn, i cili është shprehur për Periskopin:
“Kjo osht Kosova dhe këtu ka shumë eksperta të çështjëve të ndryshme, si historike,politiko-analitiko-shizofrenike e çka jo tjetër” Shkaku i kuazi-analistave të cilët mundohen të shkaktojnë mjegullnaja jemi këtu ku jemi, andaj kemi huti në opinion.
“E ky zotëriu që po e mundojkan këto të drejta televizive e që si takon të merret, pse nuk u mor dje me shkresën që UEFA sipas këtij tipit ia dërgoi “personit të dënuar” në idhje me kriteret e testeve për Covid 19???” ka përfunduar Lokaj. /Periskopi.com/












