Ambasadori kosovar në Gjermani: Po punojmë për ta sjellur Bayern Munichun në Kosovë

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka folur për mundësinë e ardhjes së Bayern Munichut në Kosovë për ndonjë ndeshje luksi. Në një prononcim në “Sports Show”, Cufaj ka thënë se po punohet për këtë ide, por që pandemia me virusin korona ka prishur punë, sipas”Zeri”, transmeton Periskopi. “Kemi filluar të punojmë në atë […]
Në një prononcim në “Sports Show”, Cufaj ka thënë se po punohet për këtë ide, por që pandemia me virusin korona ka prishur punë, sipas”Zeri”, transmeton Periskopi.
“Kemi filluar të punojmë në atë drejtim, por situata në të cilën jemi, e ka këputur vijën e planifikimit. Por, nuk do të heqim dorë nga një ide e tillë sepse gjermanët i kemi miq”, ka deklaruar Cufaj.
“Mos harroni se vetëm në Bavari jetojnë mbi 100 mijë shqiptarë nga Kosova. Kështu që ne për ne Gjermania është shtëpi e dytë. Do të ishte mrekulli të vinte Bayern Munichu te ne”, shtoi ai.
Ndryshe, Bayern Munich është shpallur kampion i Ligës së Kampionëve për edicionin 2019/20.
Skuadra bavareze që drejtohet nga Hansi Flick e ka fituar garën më prestigjioze në Evropë pas triumfit në finalen kundër Paris Saint-Germainit me rezultat 0:1.












