Zyrtare: Mike Tyson rikthehet nga pensionimi, ja kur do ta zhvillojë meçin e parë

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Mike Tyson do t’i rikthehet ringut për një meç ekzibicional kundër ish-katër herë kampionit të botës, Roy Jones Jr. Meçi do të zhvillohet më 12 shtator në Los Anxhelos, transmeton Periskopi. Tyson, 54-vjeçar, së fundmi u ndesh në vitin 2005, kur u mposht nga irlandezi, Kevin McBride. Jones, […]
Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Mike Tyson do t’i rikthehet ringut për një meç ekzibicional kundër ish-katër herë kampionit të botës, Roy Jones Jr.
Meçi do të zhvillohet më 12 shtator në Los Anxhelos, transmeton Periskopi.
Tyson, 54-vjeçar, së fundmi u ndesh në vitin 2005, kur u mposht nga irlandezi, Kevin McBride.
Jones, në anën tjetër, 51-vjeçar, nuk është ndeshur që nga shkurti i vitit 2018. /Periskopi.com/












