Zyrtare: Interi kompleton transferimin 45 milionësh

Interi e ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit anësor, Achraf Hakimi nga Real Madridi për 45 milionë euro. Në komunikatën e klubit italian, shkruhet: “Achraf Hakimi është zyrtarisht lojtar i Interit, transmeton Periskopi. “Marokeni, i cili ka lindur më 1998, i është bashkuar ‘Nerazzurrëve’ në baza permanente nga Real Madridi dhe ka nënshkruar kontratë deri më […]
Në komunikatën e klubit italian, shkruhet: “Achraf Hakimi është zyrtarisht lojtar i Interit, transmeton Periskopi.

“Marokeni, i cili ka lindur më 1998, i është bashkuar ‘Nerazzurrëve’ në baza permanente nga Real Madridi dhe ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor, 2025.”
Hakimi raportohet se do të marrë 5 milionë euro në vit.
21-vjecari është një prej mbrojtësve më premtues, derisa impresionoi si i huazuar te Borussia Dortmundi për dy sezone, duke shënuar 12 gola dhe 17 asistime në 72 paraqitje. /Periskopi.com/












