Zidane nuk duron më: E lehtë të flisni për gjyqtarët, kini respekt për Real Madridin

Zidane nuk duron më: E lehtë të flisni për gjyqtarët, kini respekt për Real Madridin

Zinedine Zidane analizoi fitoren e rëndësishme të Real Madrid kundër Athletic në “San Mamés” (0-1). Këto janë përshtypjet e trajnerit francez: “Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Një ndeshje e luftuar, me shumë intensitet dhe ritëm, në një fushë dhe ndaj një rival të vështirë. Janë tri pikë tepër të rëndësishme.Gjysmë titulli? Epo, ju mund të […]

Zinedine Zidane analizoi fitoren e rëndësishme të Real Madrid kundër Athletic në “San Mamés” (0-1). Këto janë përshtypjet e trajnerit francez: “Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Një ndeshje e luftuar, me shumë intensitet dhe ritëm, në një fushë dhe ndaj një rival të vështirë. Janë tri pikë tepër të rëndësishme.Gjysmë titulli? Epo, ju mund të më pyesni, por La Liga do të vendoset në fund të sezonit. Ne e dimë që kanë mbetur edhe katër ndeshje. Derisa të sigfurohemi nuk mund të qetësohemi dhe të mendojmë për titullin si punë të kryer. Ne kemi treguar përsëri soliditetin tonë, forcën tonë.

Penalltia e Marcelo? Unë mendoj se gjyqtari ka shkuar për të parë më mkirë rastin në ekran, me VAR, ndaj ka qenë i bindur kur ka akorduar penallti. Unë nuk e kam parë ende në përsëritje, por më thanë që ishte penallti. Athletic kërkon një penallti nga Raúl García? Cfarë doni t’ju them? Unë nuk mund t’ju them asgjë. Secili ka mendimin e tij. Unë kurrë nuk merrem me gjyqtarët. Ata bëjnë punën e tyre, ka edhe një VAR, shikojmë pamjet dhe vendosin.

Nëse titulli do të vendoset nga vendime të tilla të gjyqtarëve? Unë nuk mendoj se është e drejtë të flitet kështu. Ju merreni me polemikat, unë jo. Ne kemi luajtur në fushë, kemi fituar aty. Lojtarët po japin gjithçka në fushë. Ishte fitore shumë e merituar. Ajo që nuk mund ta pranoj është të dëgjoj se po na favorizojnë arbitrat. Real Madridi duhet të respektohet për atë që po bën në fushë. Jam krenar për gjithçka. Po bëjmë mirë dhe jemi të përqendruar në atë që duam të arrijmë.

Nëse jam i lodhur nga ankesat e rivalëve? Po, jam lodhur, sepse gjithmonë flasim për të njëjtën gjë. Duket se ne fitojmë vetëm për shkak të gjyqtarëve. Ne fitojmë në fushë, ndaj të gjithë duhet ta respektojnë Real Madridin dhe lojtarët, që po japin gjithcka në fushë. Gjyqtari shkoi për të parë VAR dhe akordoi penallti, sepse ekzistonte si penallti”

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova