Videoja shokuese tregon Mourinhon duke u thënë lojtarëve të sillen si ‘p*dha’ për 90 minuta

Vendimi i Tottenhamit për ta shkarkuar Mauricio Pochettinon dhe për ta punësuar Jose Mourinhon brenda 24 orëve në nëntor, është një prej momenteve më shokuese të sezonit në Premier League. Pavarësisht se rezultatet e fundit kishin qenë të dobëta, Pochettino prapë mbetej një figurë shumë e popullarizuar në mesin e fansave të Spurs, transmeton Periskopi. […]
Pavarësisht se rezultatet e fundit kishin qenë të dobëta, Pochettino prapë mbetej një figurë shumë e popullarizuar në mesin e fansave të Spurs, transmeton Periskopi.
Trajneri argjentinas, pas së gjithash, e kishte udhëhequr skuadrën drejt finales së parë të Champions Leagues në histori të klubit.
Por pronari, Daniel Levy mendoi se ishte i nevojshëm emërimi i trajnerit të ri, teksa arriti marrëveshje me Mourinhon, i cili ka qenë paksa zhgënjyes. 15 fitore, tetë barazime dhe 10 humbje nga 33 ndeshjet në drejtim, i japin atij një përqindje prej vetëm 45% të fitoreve.
Tani, një klip nga dokumentari i ardhshëm i Tottenhamit është publikuar dhe në të shihet Mourinho duke i këshilluar lojtarët të sillen si një “grumbull p*dhash” për 90 minuta.
“Por p*dha intelegjent, jo p*dha budallenj,” thotë Mourinho.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Mourinho calling our players “a bunch of stupid c*nts” is something I never knew I needed to see… this documentary is gonna be NEXT level pic.twitter.com/rmoeN4xZhL
— Simply (@Simply_Spurs) July 18, 2020












