Vetëm Arsenali e ka këtë ‘superfuqi’: Mposhti Man Cityn pak ditë më parë por e pëson keq nga Aston Villa

Pak ditë më parë, Arsenali tregoi paraqitje brilante duke siguruar finalen e FA Cup, pasi mposhti Manchester Cityn 2-0, ndërsa sot mposhtet nga një prej skuadrave më të dobëta në Premier League, Aston Villa, me rezultat 1-0. Vërtetë është e vështirë ta shpjegojmë konsistencën e cuditshme, apo më mirë të themi, ngritjen dhe zbritjen brenda […]
Vërtetë është e vështirë ta shpjegojmë konsistencën e cuditshme, apo më mirë të themi, ngritjen dhe zbritjen brenda “orëve” të Arsenali.
Sapo mendoni se “Topcinjtë” u rikthyen në formën e vjetër, shkojnë e mposhten nga Aston Villa, skuadër që po lufton për mbijetesë.
Arsenali pati shansin sonte të bënte trysni për një vend që dërgon në Evropë, por u mposht 1-0 nga Villa, duke ia pamundësuar edhe matematikisht vetes gjasat për dicka të tillë.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Trezeguet në minutën e 27-të, me Villan që tash ka 34 pikë dhe është me pikë të njëjta me Watfordin, që zë pozitën e 18-të (që siguron rënien në Championship), por skuadra nga “Villa Park” ka goldallim më të mirë.
Arsenali, ndërkohë, zë vendin e 10-të, pa gjasa për të zënë vendin e gjashtë, që dërgon në Evropë. /Periskopi.com/












