Vështirë se do të pajtohet dikush me atë që sapo ka thënë Pep Guardiola për David Luizin

Manchester City dhe Arsenali takohen në “Wembley” të shtunën mbrëma, në gjysmëfinalen e parë të FA Cup. Skuadra e Pep Guardiolas do të jetë favorit i padiskutueshëm, teksa shumë fansa fajësojnë David Luizin për humbjen e Arsenalit 3-0 nga “Qytetarët” në përballjen e fundit. Braziliani u fut si zëvendësues herët për të lënduarin, Pablo Mari, […]
Skuadra e Pep Guardiolas do të jetë favorit i padiskutueshëm, teksa shumë fansa fajësojnë David Luizin për humbjen e Arsenalit 3-0 nga “Qytetarët” në përballjen e fundit.
Braziliani u fut si zëvendësues herët për të lënduarin, Pablo Mari, por u përjashtua pak pas fillimit të pjesës së dytë, si dhe shkaktoi një penallti.

Luiz është shikuar gjërësisht si pika më e dobët në skuadrën londineze nga fansat dhe analistët, me disa madje që kanë shprehur befasinë që klubi i ka vazhduar kontratën.
Por Guardiola ka një mesazh për gjithë ata që nuk e pëlqejnë Luizin.
“Kam respekt të jashtëzakonshëm për karrierën e tij. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, me mentalitet të jashtëzakonshëm, vecanërisht mentalitetin,” tha Guardiola.
“Qesh shumë me analistët, ata ishin mbrojtës dhe besojnë se nuk kanë bërë asnjë gabim gjatë karrierave të tyre, kur kanë luajtur për 20, 10 apo 15 vite.
“Më pëlqen që ai ende luan futboll dhe jam shumë i sigurtë se ai do të vazhdojë të bëjë aksione dhe gabime, si pjesë e lojës, por me shumë dinjitet.
“Kam shumë respekt për këtë lojtar. Shumë.” /Periskopi.com/












