Vëllai i Griezmannit fshiu postimin në rrjetet sociale pasi francezi u inkuadrua mbrëmë në minutën e 90-të

E ardhmja e Antoine Griezmannit te Barcelona është në dyshim, pas barazimit 2-2 të mërkurën mbrëma me Atletico Madridin. Sulmuesi francez, i cili iu bashkua katalunasve për 120 milionë euro vitin e kaluar, u inkuadrua kundër ish-skuadrës në minutën e 90-të, derisa Barca po barazonte 2-2 dhe kishte nevojë për një gol. Trajneri, Quique Setien […]
Sulmuesi francez, i cili iu bashkua katalunasve për 120 milionë euro vitin e kaluar, u inkuadrua kundër ish-skuadrës në minutën e 90-të, derisa Barca po barazonte 2-2 dhe kishte nevojë për një gol.
Trajneri, Quique Setien inkuadroi 17-vjecarin Ansu Fati para Griezmannit, i cili ka dështuar të përmbush pritshmëritë në “Camp Nou”.
Francezi u inkuadrua në vend të Arturo Vidalit, por nuk arriti të ndihmojë Barcën që t’i sigurojë pikët e plota, të cilat do ta rikthenin atë në krye të tabelës.

Real Madridi, me një pikë më shumë tash dhe një ndeshje më pak të luajtur, është favoriti kryesor për titull.
Setien, i cili thuhet se e ka të sigurtë shkarkimin nëse nuk fiton La Ligan ose Champions Leaguen, ngriti vetullat e të gjithëve me komentet e tij pas ndeshjes për Griezmannin.
“E kam të vështirë ta inkuadroj atë pa e destabilizuar skuadrën,” u shpreh ai.
“E kuptoj se është e vështirë për Griezmann të inkuadrohet për kaq pak kohë. Nuk do të kërkoj falje sepse ka të bëjë me vendime.
“Por e kuptoj se ai mund të ndihet keq dhe unë ndihem keq për të sepse ai është njeri i madh dhe profesionist.”

Imazhet e Griezmannit në bankë ishin të tepërta për vëllanë e tij, Theo, i cili bëri këto postime pas ndeshjes.
“Dua të qaj, seriozisht,” shkroi ai në Twitter, sipas “AS”.
E njëjta gazeta thotë se ai pastaj i fshiu postimet për shkak të frikës nga pasojat. /Periskopi.com/












