Udinese shokon Juventusin, e mposht dhe ia shtyen festën e titullit

Juventusi është shokuar si mysafir i Udineses, duke u mposhtur me rezultat 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A. “Zonja e Vjetër” ishte e para që kaloi në epërsi në minutën e 42-të, duke shënuar një gol të bukur nga distanca, shkruan Periskopi. Mirëpo, vetëm shtatë minuta pas fillimit të […]
“Zonja e Vjetër” ishte e para që kaloi në epërsi në minutën e 42-të, duke shënuar një gol të bukur nga distanca, shkruan Periskopi.
Mirëpo, vetëm shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, nikoqirët barazuan përmes Nestorovskit, i cili realizoi me kokë pas një superkrosimi nga Sema nga krahu i djathtë.
Në kohën shtesë, Fofana ia dha goditjen përfundimtar biankonerëve, duke shënuar për 2-1.
Pas kësaj humbjeje, Juve grumbullon 80 pikë dhe zë vendin e parë, me gjashtë më shumë se vendi i dytë, Atalanta.
Ndërsa Udinese zë pozitën e 15-të me 39 pikë. /Periskopi.com/












