Turpërohet Rooney: Detyrohet t’i bëj “gardë nderi” kampionit Leeds Utd, ekipit të urryer (Video)

Legjenda e futbollit anglez dhe e Man.United, Wayne Rooney, është turpëruar në mesditën e sotme pasi iu desh të bashkohej me lojtarët e tjerë të Derby Countyt për t’i bërë gardën e nderit Leeds Unitedit që u shpall kampion i EFL Championship dhe vitin tjetër do të bëj gara në Premier Ligë. Leeds është rikthyer […]
Leeds është rikthyer në Premier Ligë pas 16 vitesh mungesë, por Wayne Rooney vazhdon rropatjet e tij me Derbyn në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
Ekipi i Marcelo Bielsas e siguroi të premten kualifikimin direkt për në Premier Ligë pas humbjes së West Bromwich Albion, ndërsa dje e siguroi edhe titullin e kampionit pas humbjes së Brentford nga Huddersfield Town, shkruan Periskopi.
Ekipi i urryer nga Manchester United, sot u prit nga Derby dhe iu bë garda e nderit, së cilës i printe pikërisht Wayne Rooney – një prej futbollistëve më të mirë të Unitedit në të gjitha kohët.
Leeds United dhe Manchester United do të kenë mundësi ta riaktualizojnë një prej derbive më të mëdhenj në Evropë prej vitit tjetër kur do të ndeshen në Premier Ligë.












