Tri klube shkuan për ta shikuar Muriqin sonte – ai u ndëshkua me të kuq direkt pas vetëm 25 minutave

Vedat Muriqi është përjashtuar me të kuq direkt, në minutën e 26-të të ndeshjes që Fenerbahce është duke e zhvilluar kundër Besiktasit, shkruan Periskopi. Sulmuesi kosovar nuk e llogariti si duhet kohën në një ndërhyrje, dhe goditi direkt këmbën e kundërshtarit, duke mos i lënë rrugë tjetër gjyqtarit, vec t’ia tregonte të kuqin. Kjo duhet […]
Vedat Muriqi është përjashtuar me të kuq direkt, në minutën e 26-të të ndeshjes që Fenerbahce është duke e zhvilluar kundër Besiktasit, shkruan Periskopi.
Sulmuesi kosovar nuk e llogariti si duhet kohën në një ndërhyrje, dhe goditi direkt këmbën e kundërshtarit, duke mos i lënë rrugë tjetër gjyqtarit, vec t’ia tregonte të kuqin.
Kjo duhet të ketë qenë tejet zhgënjyese për të dhe jo vetëm, pasi para këtij takimi u raportua se West Brom, Roma dhe Lazio kishin dërguar përfaqësuesit e tyre për ta shikuar nga afër në aksion kosovarin.
Këtë edicion, Muriqi ka shënuar 17 gola në 35 ndeshje zyrtare dhe ka dhuruar shtatë asistime në total. /Periskopi.com/












