Trajneri i Dritës pas fitores kundër Drenicës: Drenica nuk rrezikoi, neve na mungoi freskia

Ka mjaftuar goli i Xhevdet Shabanit që Drita t’i rrëmbej pikët e plota në ndeshje ndaj Drenicës në xhiron e 32-të në Superligë. Tre minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Shabani arriti të shënonte gol, e që në fund ishte vendimtar. Drita realizon fitore të madhe kur kanë mbetur edhe një xhiro deri në […]
Ka mjaftuar goli i Xhevdet Shabanit që Drita t’i rrëmbej pikët e plota në ndeshje ndaj Drenicës në xhiron e 32-të në Superligë.
Tre minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Shabani arriti të shënonte gol, e që në fund ishte vendimtar.
Drita realizon fitore të madhe kur kanë mbetur edhe një xhiro deri në përfundim të sezonit.
Me këtë fitore, Drita grumbullon 68 pikë në pozitën e parë, katër më shumë se Gjilani që luan nesër ndaj Ballkanit.
Pas ndeshjes ka folur edhe krye trajneri i Drites, Ardian Nuhiu, i cili tha se futbollistëve iu mungoi freskia në këtë ndeshje.
“Na mungoi freskia në këtë ndeshje. Krijuam por nuk e kishim freskinë të shënonim. Por sido që të jetë me rendësi është tre pikshi, dhe tani e presim ndeshjen e radhës. Gjithçka kishim nën kontroll, thjeshtë mungonte goli i qetësisë sepse Drenica nuk na rrezikoi”, tha Nuhiu për SSK.
Në xhiron e fundit, Drita luan ndaj Ballkanit, kurse Drenica ndaj Dukagjinit.












