Tjetër rrëshqitje nga Man United, ia vëshitrëson vetes gjërat për top katërshe

Manchester United ka bërë një tjetër gabim, kësaj radhe në Premier League, duke barazuar 1-1 me West Ham Unitedin në “Old Trafford”. Michail Antonio kaloi fillimisht mysafirët në epërsi në minutën e dytë të kohës shtesë, pas një penalltie të cuditshme të shkaktuar nga Paul Pogba, i cili priti një gjuajtje të kundërshtarit me duar […]
Michail Antonio kaloi fillimisht mysafirët në epërsi në minutën e dytë të kohës shtesë, pas një penalltie të cuditshme të shkaktuar nga Paul Pogba, i cili priti një gjuajtje të kundërshtarit me duar në zonë, shkruan Periskopi.
Gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, United barazoi përmes Mason Greenëoodit, i cili qëlloi cakun pas asistimit nga Anthony Martial.
United, pas këtij barazimi, grumbullon 63 pikë dhe zë vendin e tretë në tabelë, aq sa ka edhe Leicesteri.
West Hami, në anën tjetër, grumbullon 38 pikë dhe siguron mbijetesën edhe matematikisht. /Periskopi.com/












