Sot 2 vite nga emërimi i Ademit si president i FFK-së: 11 futbollistë i thanë ‘po’ Kosovës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka mbushur sot dy vjet që ndodhet në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ademi u emërua president i FFK-së me 6 korrik të 2018-tës, në kuvendin e parë zgjedhor pas vdekjes së legjendës, Fadil Vokrri. Përveç faktit të avansimit të futbollit të Kosovës, […]
Përveç faktit të avansimit të futbollit të Kosovës, infrastrukturës dhe ecurisë së përfaqësues A të Kosovës në Ligën e Kombeve dhe eliminatoret për Kampionatin Europian, Agim Ademi kontriboi edhe në prurjen e shumë emrave të futbollistëve në përfaqësuesen e Kosovës.
Plot 11 futbollist si Florent Hadergjonaj, Andi Zeqiri, Arijanet Muriqi, Orges Bunjaku, Alban Hajdini, Lavdim Zumberi, Amir Saipi, Lorik Ademi, Mark Marleku, Edi Sylisufaj dhe Ibrahim Drasheviq i thanë “PO” Kosovës gjatë këtyre dy viteve që Ademi ishte i pari i federatës së futbollit kosovar.












