Sipërmarrësit nga diaspora dhurojnë 5 mijë teste COVID për Shqipërinë

Sipërmarrësit nga diaspora dhurojnë 5 mijë teste COVID për Shqipërinë

Pesë mijë teste i janë shtuar kapacitetit të tamponëve që janë në shërbim të qytetarëve për të zbuluar raste me COVID-19. Të dhuruar nga tre biznesmenët nga diaspora, Lazim Destani, Nazmi Viqa dhe Remzi Ejupi, ky nuk do të jetë kontributi i fundit brenda kësaj nisme. “Nuk ka dhuratë më të madhe nga perëndia sesa […]

“Nuk ka dhuratë më të madhe nga perëndia sesa jeta e njeriut dhe është momenti që të jemi të gjithë bashkë të organizuar dhe të ruajmë jetën e njëri tjetrit”, tha sipërmarrësi Remzi Ejupi.

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko e cikësoi si një iniciativë shumë të veçantë.

“Kjo është një pjesë e ndihmës për Shqipërinë dhe do të vijnë edhe të tjera”, tha ai

Skënder Xhakaliu, përfaqësuesi i z. Destani dhe z. Viqa u shpreh se kjo nismë ka nisur 1 muaj më parë dhe se do të vazhdojë.

“Ky aksion ka filluar muajin e kaluar me Kosovën që kemi dhuruar 12 mijë teste, po ashtu edhe në Maqedoni janë dorëzuar 2 mijë teste. Diaspora çdo herë do të jetë pranë institucioneve të shteteve tona dhe do të jetë e gati të ndihmojë aty ku është nevoja”, tha ai

Ministrja e shëndetësisë shtoi rëndësinë që kanë këto teste, në situatën në të cilën ndodhemi.

“Janë kite që do të rrisin stokun të materialeve të nevojshme për të rritur testimin në popullatë. Jemi në një moment serioz të zhvillimit të pandemisë, por paralelisht jemi duke forcuar kapacitetet tona, ndaj dhe kjo vepër është një hap më shumë. Nëse ka një emërues kjo pandemi, është solidariteti mes vendeve”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Të ftuarit nuk harruan të falënderojnë stafin mjekësor për ndihmën e dhënë në këto muaj, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet fqinje.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj