Shpërthen konflikti në emision: Batatina i thotë gazetarit ta marrë e ta çojë “te shpija” Agim Ademin

Në emisionin Sports Show në Klan Kosova ka shpërthyer një konflikt i ashpër e i çuditshëm mes trajnerit të Llapit Tahir Batatinës dhe gazetarit me emrin Emanuel. Batatina u pyet në lidhje me ndeshjen e dyshuar për kurdisje mes Trepçës ’89 dhe Llapit që përfundoi me rezultat 5-4. Kryetrajneri i Llapit e fyu rëndë kryetarin […]
Batatina u pyet në lidhje me ndeshjen e dyshuar për kurdisje mes Trepçës ’89 dhe Llapit që përfundoi me rezultat 5-4.
Kryetrajneri i Llapit e fyu rëndë kryetarin e FFK-së, z.Agim Ademi, duke e akuzuar për “keqpërdorime” dhe duke thënë se ai po sulmohej për shkak se ishte opozitar i tij, përcjell Periskopi.
“Unë i bëj thirrje Prokurorisë që ta hetojë ndeshjen Llapi-Trepça, por jo vetëm këtë ndeshje, por edhe ndeshjet e tjera,” – tha ai.
Ndërkohë, iu hakërrye papritmas gazetari me emrin Emanuel duke i thënë që po ia keqpërdorte emisionin duke folur për kryetarin Ademin.
“Nëse të pëlqen Agim Ademi, merre çoje te shpija,” – ia ktheu pas kësaj z.Batatina.
Debati eskaloi më tej por megjithatë përfundoi pa ndonjë incident tjetër të turpshëm. /Periskopi












