Shefi i Premier Leagues pranon se sezoni mund të anulohet për shkak të asaj që po ndodhë me Leicesterin

Shefi i Premier Leagues pranon se sezoni mund të anulohet për shkak të asaj që po ndodhë me Leicesterin

Pandemia e koronavirusit pezulloi sezonin në Premier League për më shumë se tre muaj. Në kohë të caktuara, u duk se nuk do të rikthehej kurrë, transmeton Periskopi. Me numrin e vdekjeve që vetëm sa rriteshin nëpër botë, fansat e futbollit as që mund të mendonin për futboll. Sidoqoftë, u vendos që aksioni të rikthehet […]

Në kohë të caktuara, u duk se nuk do të rikthehej kurrë, transmeton Periskopi.

Me numrin e vdekjeve që vetëm sa rriteshin nëpër botë, fansat e futbollit as që mund të mendonin për futboll.

Sidoqoftë, u vendos që aksioni të rikthehet duke futur në përdorim një protokoll strikt shëndetësor.

Natyrisht, pa fansa nëpër stadiume, por me rëndësi është që futbolli në Premier League është rikthyer.

p1ec32o295q352ggc871clu1gfph.jpg

Sidoqoftë, me qytetin e Leicesterit që është në masa të reja parandaluese për shkak të rrezikshmërisë së lartë të infektimit, sezoni në Premier League është në dyshim përsëri.

Shefi i kësaj lige, Richard Masters pranoi se sezoni mund të anulohet nëse situata përkeqësohet.

“Ne qartazi mund ta përballojmë situatën në Leicester, nëse kjo do të nënkuptonte se klubi nuk do të mund të luante ndeshje në shtëpi në të ardhmen ose vetëm këtë fundjavë. Adaptohemi me këtë,” tha Masters.

“Nëse do të ndodhte në shumë zona ose virusi krijon tjera rrezike, ka gjasa që mos ta kompletojmë sezonin.

“Jemi optimistë se do ta përfundojmë sezonin, por duhet të gjendet një marrëveshje se cili model duhet përdorur për të vazhduar përpara.”

Masters i siguroi fansat e Liverpoolit se ata do të jenë kampionë, pavarësisht si shkojnë gjërat.

“Ckado që ndodhë, Liverpooli është tash kampion dhe nuk duhet të shqetësohemi për këtë,” shtoi ai. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova